Marrëdhëniet ndërmjet Arabisë Sauditë dhe Iranit janë në periudën më të keqe .
Pas ekzekutimit me prerje koke të imamit të njohur, Al-Nimr, Arabia saudite ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Qeveria Turke ka reaguar pas këtij incidenti dhe iu ka bërë thirrje dy shteteve që të qetësojnë marrëdhëniet e tyre diplomatike duke deklaruar se mosmarrëveshja e tyre do të sjellë përkeqësimin e tensioneve rajonale.
Turqia kritikon sulmet ndaj m isioneve saudite në Iran por edhe ekzekutimin e klerikut nga Arabia saudite nga ku nisën edhe problemet ndërmjet tyre. Ndërkohë ju bën thirrje të dy vendeve që të largohen nga tensionet që padyshim do të cojnë më tej situatën e rënduar në Lindjen e Mesme.
Ndërsa Këshilli i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) e ka dënuar ashpër sulmin në ambasadën e Arabisë Saudite në Teheran por në asnjë moment nuk përmendi faktin e ekzekutimit të sheikut të njohur shiit Al-Nimr.



