Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, do t’i japë fund përvojës politike në Bruksel për t’ua angazhuar në diçka tjetër.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Schultz, i cili ka folur për ARD-në, e cituar nga agjencia e lajmeve DPA.
Megjithatë, Schultz do të mbetet në politikë. Ai do të angazhohet në politikën gjermane.
Ky lajm u ka dhënë fund hamendësimeve të shfaqura në disa prej faqeve të para të gazetave europiane.
Sipas “Sueddeutsche Zeitung”, Schulz nuk do të kandidojë për një mandat tjetër në krye të PE-së, por do të drejtojë socialdemocratët në landin e Vestfalisë në zgjedhjet e shtatorit të vitit 2017.
Ajo që mbetet e paqartë është fakti nëse Schuultz do të kandidojë për postin e kancelarit, rol për të cilin në parti deri tani është favorit kreu i partisë, Sigmar Gabriel.



