Kriza politike sjell të dielën Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Kriza politike sjell të dielën Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Ditën e diel pak orë para protestës së shtatë kombëtare të opozitës kryeqytetin shqiptar do ta vizitojë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai do të qëndrojë në Tiranë vetëm disa orë në një vizitë të paplanifikuar, ndërsa do të takohet me presidentin Ilir Meta,me kryeministrin Edi Rama dhe me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Në qendër të bisedave gjatë takimeve padyshim që pritet që të jetë siguria rajonale, por edhe aktualiteti politik në Shqipëri. Pas Shqipërisë, Stoltenberg do të udhëtojë drejt Maqedonisë për të zhvilluar disa takime me zyrtarët e lartë të vendit fqinj në Shkup.

Situata politike në Shqipëri është mjaft e tensionuar, teksa të shtunën shumica hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa opozita jo vetëm i ka bojkotuar por ka paralajmëruar pengimin e tyre. Lulzim Basha ka refuzuar thirrjet dhe letrat e kryeministrit për dialog,pasi kërkon me cdo kusht largimin e Edi Ramës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy