Ish-Presidenti i Perusë kërkon azil në Meksikë. Protesta para Parlamentit

Ish-Presidenti i Perusë kërkon azil në Meksikë. Protesta para Parlamentit

Ish-Presidenti i Perusë, Pedro Castillo ka ratifikuar kërkesën e tij për azil nga qeveria meksikane përpara ambasadorit meksikan në vendin e Andeve, Pablo Monroy.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm meksikan, Marcelo Ebrard, në një mesazh në llogarinë e tij në Twitter, ku shtoi se Meksika ka filluar konsultimet me autoritetet peruane për të përfunduar procedurat e azilit.

Ambasadori Pablo Monroy më thotë nga Lima se ka takuar Pedro Castillon në orën 13.20 në Qendrën Penitenciare.

E ka gjetur fizikisht të aftë dhe në shoqërinë e avokatit të tij. Ne kemi nisur konsultimet me autoritetet peruane. Do t’ju mbaj të informuar.

Policia Kombëtare Peruane përdori gaz lotsjellës kundër një grupi të vogël demonstruesish që protestonin në qendër të Limës për të kërkuar mbylljen e Kongresit, i cili rrëzoi ish-Presidentin Pedro Castillo pasi ai njoftoi shpërndarjen e Parlamentit.

Incidentet nisën pasditen e së enjtes në pjesën e vjetër të kryeqytetit, ku rreth 200 qytetarë u mblodhën për të kërkuar mbylljen e Kuvendit dhe disa prej tyre për lirimin e ish-Presidentit, i cili prej ditës së djeshme mbahet në burgun e Barbadillo.

Presidenti i Perusë, Pedro Castillo, u arrestua dy ditë më parë për komplot dhe thyerje të rendit kushtetues, pas njoftimit për shpërndarjen e përkohshme të Kongresit dhe formimin e një qeverie të jashtëzakonshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy