Britania ndalon reklamimin e ushqimeve të shpejta para orës 21:00

Britania ndalon reklamimin e ushqimeve të shpejta para orës 21:00

Qeveria britanike do të ndalojë reklamat televizive për ushqimet me shumë sheqer, kripë dhe yndyrë para orës 21:00.

Gjithashtu do të ketë disa rregulla dhe për promovimin e ushqimit në internet.

Boris Johnson në një njoftim tha se mbipesha, e cila prek më shumë se një të katërtën e të rriturve në Britani duhet të trajtohet.

Një ndalim i plotë i reklamave të ushqimeve u propozua vitin e kaluar, por kjo u ulë në një orar të pjesshëm pas konsultimeve.

Kompanitë thanë se nxjerrja jashtë ligjit e çdo forme të reklamimit të ushqimeve të shpejta do të ishte joproporcionale.

Ndërkohë sipas të dhënave të qeverisë pesha e popullsisë në Britani është rritur që nga fillimi i viteve 1990 me më shumë se 60%.

Qeveria tha se do të bëjë çmos që të parandalojë të rinjtë që të konsumojnë shumë produkte të pashëndetshme dhe që nga viti 2018 prodhueseve u është dashur të paguajnë taksë shtesë për pijet me sheqer të lartë.

Pikëpamjet e Johnson për ushqimet kanë ndryshuar që kur u shtrua në spital nga Covid-19 të vitit të kaluar.

Johnson tha se mbipesha ishte një faktor i vërtetë që ndikon te sëmundjet, duke shtuar:

“Humbja e peshës, sinqerisht, është një nga mënyrat për të zvogëluar rrezikun ndaj koronavirusit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy