
Këngëtarja e re Sareta Bega, është pjesëmarrëse me këngën e saj më të re të titulluar “Një biletë” në “Kënga magjike”.
Në një komunikim për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, nga Italia ku vazhdon studimet për kanto, ajo rrëfen përjetimet që mori që kur kënga doli në transmetim.
Sareta thotë se zgjodhi kompozitorin Kledi Bahiti dhe tekstshkuesen Rozana Radi, për ta nxjerrë një produkt të suksesshëm.
Po shijoj në maksimum suksesin e këngës, dhe jam shumë e gëzuar se kënga u prit mjaft mirë.
Jam shumë e lumur nga komentet pozitive dhe kjo gjëja është një nga gjërat më të rëndësishme kur një artist merr një dhuratë më këto mesazhe pozitive.
E kisha synim dhe një nga synimet e mia që shumë vite më përpara. Jam si person që dua të arrij së pari suksesin me vete, para se ta arrij më pjesën tjetër të të shfaqurit të suksesit tim ose të punës sime por mendova se këtë vit është pjesëmarrja e duhur.
Ka ndodh rastësisht këtë vit pjesëmarrja, thjesht isha në mëdyshje për të qenë pjesë apo jo, ngaqë ndjek studimet për kanto dhe mendova se këtë vit është pika për të ardhur.
Kënga është kompozim i Kleedi Bahitit, që ka bërë një mrekulli notash dhe teksti nga Rozana, Radi, kam zgjedhur dy më të mirët për ta realizuar këtë këngë.



