Bregu: Gila e kishte vrasjen e parë! Policia kontrolloi banesën e Kullës pas ngjarjes

Bregu: Gila e kishte vrasjen e parë! Policia kontrolloi banesën e Kullës pas ngjarjes

Gazetari Sokol Bregu i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, tha se Ragip Gila i cili vrau dy persona sot në Shkodër, e kishte vrasjen e parë dhe kjo vihet re në lëvizjet e tij të çorientuara deri në pikën që e zë gjaku. 

Sipas Bregut kontrolli në banesën e Lulzim Kullës konfirmon lidhjen me vrasjet e sotme në Shkodër.

"Për mendimin tim vrasësi nuk ka kryer kurrë më parë vrasje dhe e ka për herë të parë. Kjo vihet re në lëvizjet e tij të çorientuara dhe mënyra si qëllon...nga mënyra si përpiqet të largohet shihet që atë e zë gjaku. Te ai vihet re një ADHD e theksuar. 

Policia ka bërë një kontroll te Lulzim Kulla dhe kjo është lidhja sepse ndryshe s’do e bënte kurrë një kontroll te familja e tij. Lulzim Kulla është njeriu që atentati ndaj të cilit ka nisur gjithë këtë sagë."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy