Nga ora 18:00 hyjnë në fuqi masat e reja antiCovid në Kosovë

Nga ora 18:00 hyjnë në fuqi masat e reja antiCovid në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka miratuar të enjten masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi sonte në ora 18:00. Masat, sipas këtij vendimi të qeverisë do të vlerësohen pas dy jave, varësisht nga situata epidemiologjike në vend, dhe si i tillë vlen deri në një vendim tjetër.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar edhe përmes një komunikate për media për hyrjen n fuqi të këtyre masave.

Sipas MSH’së nga sot, në orën 18:00, janë në fuqi masat e reja të Qeverisë së Kosovës lidhur me Covid-19.

Lëvizja e qytetarëve, është e përcaktuar sipas numrit të të infektuarve në 7 ditët e fundit në 100.000 banorë dhe masat janë të marra sipas kategorizimeve me zona.

Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë, me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës  dhe janë 9 komuna si:

Komuna e Prishtinës, Fushë -Kosovës, Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Shtimes, Podujevës dhe Pejës dhe Ferizaj.

Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm  me 76 deri me 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës dhe janë komunat (19) në vijim:

Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Vushtrria, Leposavic, Deçan, Klinë, Drenas, Prizren, Hani i Elezit, Suhareka, Lipjani, Graçanica, Novobërda, Kamenica, Ranillugu, Parteshi, Vitia dhe Kaqaniku dhe Kllokoti.

Në zonën e gjelbërt bëjnë pjesë komunat (10) me rrezik të ulët, me 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës dhe janë komunat si në vijim:

Malisheva, Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Rahoveci, Juniku, Skenderaj, Istogu, Zubin Potoku dhe Zveçani.

Të nderuar qytetarë,

Pa ndihmën dhe përkrahjen tuaj, nuk mund të arrijmë sukses.

Pengimi i virusit është prioritet.

Prandaj, të bëhemi bashkë  për ta fituar këtë luftë nga një armik i përbashkët.

Bashkëpunimi, mirëkuptimi, besimi, durimi, guximi dhe solidariteti, janë të tepër të domosdoshëm për të gjithë neve!.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy