
Dhurimi i gjakut mund të shpëtojë jetë, por ajo që ju nuk dini është se ka disa përfitime dhe për personat që e dhurojnë.
Sipas një studimi australian mbi një numër të caktuar zjarrfikësish, dhurimi i gjakut ndihmon në uljen e niveleve të Pfas në gjakun e dhuruesit.
Pfas janë disa substanca të pranishme në shumë objekte të përditshme si sapunë, bojëra, veshje, mobilje të cilat janë të rrezikshme për shëndetin riprodhues. Këto substance konsiderohen si përçarës endrokrine.
Pfas lidhet me proteinat e serumit në gjak prandaj, një reduktim i këtij komponenti të gjakut mund të ndihmojë në uljen e niveleve të Pfas.
Megjithatë, ky është një studim fillestar, i cili kërkon hetim të mëtejshëm. Megjithatë, tashmë nga këto rezultate të para mund të shihet se dhurimi i gjakut është një metodë efektive për të reduktuar përqendrimin e Pfas në gjak, pa pasur nevojë për asnjë lloj trajtimi medikamentoz apo ndërhyrje mjekësore.



