
Firdeus Kasaj, një i ri vetëm 19 vjeç, është themeluesi dhe CEO i UnyoCorp, një kompani që ka bërë emër në fushën e zhvillimit të software-it dhe aplikacioneve mobile.
I ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Firdeusi mahniti me aftësinë e tij dhe faktin se në moshën 11 vjeçare krijoi lojën e tij të parë, ndërsa që në moshën 14 vjeçare nisi bashkëpunimet me kompani ndërkombëtare të njohura.
Që në moshën 11 vjeç, kam programuar lojën time të parë dhe më besoni, ka qenë familja ime që më ka motivuar jashtë mase. Nëse familja të motivon dhe të shtyn, ti mund të arrish të bësh gjithçka, siç edhe ka qenë loja ime e parë që më ka shtyrë të vazhdoj më tutje.
Përmes zhvillimit të lojërave, jam munduar të sjellë ide inovatore që kanë tërhequr vëmendjen e shumë organizatave.
Kam punuar që 13 vjeç ku ka qenë rroga ime e parë kam krijuar aplikacione për sistemet bankare. Duke u rritur profesionalisht fillova të marr oferta nga kompanitë e tjera dhe kam punuar edhe në kompani më të mëdha me një staf prej 200 personash.
Kështu kam arritur të krijojë aplikacione për kompani të ndryshme në botë.
Në Shqipëri ai njihet si djali që sfidon softuerin, ndërsa jashtë një djalë i talentuar.
Edhe pse Universiteti Vjenës i ofroi një bursë të plotë për të vazhduar studimet në degën e AI, Firdeusi zgjodhi vendlindjen.
Në qoftë se të gjithë do të largohen nga Shqipëria nuk do të ketë një person që do të investojë në Shqipëri. Unë besoj që edhe të rinjtë Shqiptarë mund ta sjellin Evropën këtu. Kështu që kam vendosur të qëndroj këtu dhe të sfidohem.
Për të arritur hapjen e kompanisë time të parë, kanë qenë natë të gjata pa fund, dhe sot industria e lojërave është më e kërkuara.



