Fluks i lartë turistësh në Sarandë/ Ismaili: Në port futen 1500 pasagjerë në ditë

Fluks i lartë turistësh në Sarandë/ Ismaili: Në port futen 1500 pasagjerë në ditë

Saranda po vizitohet nga një numër i lartë turistësh që vijnë nga Amerika, Franca, Gjermania dhe Anglia, por edhe na vendet aziatike.

Hatixhe Ismaili, përgjegjëse në Portin e Sarandës tha për MCN Live se në port futen rreth 1500 pasagjerë në ditë.

Kjo shifër është rreth 40% më e lartë krahasuar me një vit më parë.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Kemi një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve që janë përpunuar në Portin e Sarandës, kryesisht me tragetet e linjës. Kanë ardhur dhe tragete turistike por janë me kapacitete 50-100 veta. Numri është 40% më i lartë nga vjet. Për periudhën që jemi përpunohen 1500-1600 pasagjerë në ditë, ndërsa vjet ishin rreth 1000.

Kjo është një shenjë e mirë, kështu do të vazhdojë. Numri i trageteve është shtuar, përpunohen 5 tragete çdo ditë. 80% të trageteve janë të mbushura me njerëz. Shumica janë amerikanë, francezë, gjermanë, anglezë, por kanë filluar edhe filipinezë e kinezë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy