Çështjet bërthamore/ Këshilltari i Sigurisë në SHBA: Të shqetësuar mbi mundësinë që Rusia të përshkallëzohet

Çështjet bërthamore/ Këshilltari i Sigurisë në SHBA: Të shqetësuar mbi mundësinë që Rusia të përshkallëzohet

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan deklaroi sot për CNN se administrata Biden është e shqetësuar mbi mundësinë e përshkallëzimit të qëndrimit të presidentit Vladimir Putin mbi çështjet bërthamore. Megjithatë ai theksoi se ende nuk ka arsye për një ndryshim të qëndrimit të Uashingtonit në raport me çështjen.

Ne po monitorojmë çështjen nga ekstremisht afër, dhe padyshim që rreziku i përshkallëzimit me një fuqi bërthamore është i rëndë dhe është një lloj konflikti i ndryshëm nga konfliktet e tjera që populli amerikan ka parë gjatë viteve.

Presidenti amerikan, Joe Biden, duhet ta marrë këtë përgjegjësi jashtëzakonisht seriozisht, edhe pse ne po dyfishojmë përpjekjet tona për të mbështetur ukrainasit. Siç janë sot gjërat, SHBA-të nuk e ndryshojnë qëndrimin mbi çështjet bërthamore, por është diçka që ne monitorojmë, ditë pas dite, orë pas ore, sepse është një prioritet për Presidentin.

Ai tha gjithashtu se sulmet ruse në Lviv, afro 12 milje nga kufiri i Ukrainës me Poloninë, janë një shenjë se Putini është i frustruar nga fakti se forcat e tij nuk po bëjnë avancimin që ai kishte menduar në qytetet e mëdha.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy