Ibrahimaj: Rritje çmimesh të fruta-perimeve, po i monitorojmë dhe mund të ndërhyjmë

Ibrahimaj: Rritje çmimesh të fruta-perimeve, po i monitorojmë dhe mund të ndërhyjmë

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj thotë se çmimet e frutave dhe perimeve kanë shënuar rritje çmimesh, të ndikuara edhe nga kriza në Lindjen e Mesme.

 

Duke folur pas mbledhjes së sotme të qeverisë, ministrja deklaroi se situata po mbahet në monitorim dhe se në momentin që çmimet do të rriten edhe në produktet e tjera të shportës, do të ndërhyhet.

 

Që nga mesi i marsit kemi parë rritjen të çmimeve të frutave dhe perimeve, inflacioni në muajin mars shënoi 2.6%, por kategoria e perimeve ka patur rritje. Që në fillim të krizës kemi filluar monitorimin e produkteve të shportës. 

 

Janë 80 produkte të shportës që monitorohen në bazë ditore dhe rritja ka ndodhur vetëm te fruta-perimet, ndërsa në kategorinë tjetër nuk ka pasur rritje të çmimeve. Çmimet janë rritur si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme por ne jemi këtu për të garantuar se pasojat e luftës do të kenë ndikim minimal. 

 

Jemi duke i monitoruar çmimet në bazë ditore, ndërkohë që vetëm perimet kanë pasur rritje. Nëse do të shohim se çmimet do të rriten në vazhdimësi edhe për produktet e shportës, do të ndërhyjmë për të monitoruar. 

 

Zhvillimet ekonomike na lejojnë që të kemi hapësira për të ndikuar në këto efekte negative që mund të jemi të përfshirë, prej efekteve të luftës që po ndihen në çdo vend të botës dhe do jemi në mbështetje të atyre kategorive që nuk i përballojnë dot.

Sa i takon Bordit të Transparencës për çmimin e karburantit, deklaroi se roli i tij është që të monitorojë tregun dhe të mos lejojë çmime spekulative.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy