Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht pesë persona, të cilët protestuan në heshtje si shenjë revolte për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i Policisë N.H.
Pesë personat e proceduar, sipas policisë po hetohen për veprën penale të grumbullimit të paligjshëm duke qenë se pretesta u zhvillua pas orës policore, 22:00 të natës.
Në atë protest morën pjesë një grup të rinjsh dhe qytetarë shkodranë, duke ndezur qirinj dhe marshuan në rrugët e qytetit. Qirinjtë i ndezën si solidarizim me familjen e 25-vjeçarit të vrarë në derën e prefekturës të qarkut Shkodër.



