Transportonin 16 emigrantë drejt Malit të Zi, “Rrjeta” kap të shpallurin në kërkim

Transportonin 16 emigrantë drejt Malit të Zi, “Rrjeta” kap të shpallurin në kërkim

“Rrjeta” u kodua një operacion i policisë së Lushnjës, gjatë të cilit u vu në pranga një person i shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Rrjeta” të zhvilluar ditën e djeshme.

Gjatë operacionit “Rrjeta”, i ndaluari dhe dy shtetas të tjerë transportonin me 3 automjete, 16 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i punës së mirëkoordinuar me Policinë e Shkodrës, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, Artan Gjyla, 48 vjeç, banues në Lushnjë.

48-vjeçari ishte i kërkuar në kuadër të operacionit “Rrjeta”, të zhvilluar ditën e djeshme, nga DVP Shkodër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjyla dhe dy të tjerë (njëri i arrestuar gjatë operacionit dhe tjetri ende në kërkim), në fshatin Vukpalaj, Kastrat, zbritën nga 3 automjete, 16 emigrantë që po transportoheshin drejt Malit të Zi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së.

Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy