Prendi: Të rinjtë nuk kanë informimin bazë se çfarë mund të bëjnë

Prendi: Të rinjtë nuk kanë informimin bazë se çfarë mund të bëjnë

Voltiza Prendi, drejtore ekzekutive e AMAD Center thotë se duke qenë se 1/3 e popullatës është e përqendruar në Tiranë, vëmendja është gjithashtu e përqendruar në Tiranë.

Duke folur në emisionin “MCN Economy”, deklaroi se falë projekteve të ndryshme ka pasur mundësi që të përfshijmë të rinj që ka mundësi të tjera përtej punësimit sezonal.

Por këta të rinj që mund të jenë 14-18 vjeç, gjithmonë do shohin se cila është mundësia që u jepet në mjedisin e tyre.

Në familje duke marrë një shtysë edhe një përvojë tonën për një projekt që kemi kryer në Rrogozhinë, hapi i parë është informimi, pasi në këto zona të rinjtë nuk kanë informimin bazë se çfarë mund të bëjnë.

Duhet të pajisen me disa aftësi. Disa nga aftësitë janë aftësitë e buta, mendimi kritik, lidershipi, edhe të jenë pjesë advokuese në qeverisjen vendore për të thënë që jemi dhe ne zë dhje nevojë në politikën vendore.

Për aftësitë dixhitale patëm një barrierë nga familjet të cilat thanë se fëmija ime do zhvillohet në mjekësi, inxhinieri etj.

Janë disa aftësi që nuk mësohen në shkolla, por përmes disa trajnimeve, ndaj i ftomë të rinjtë që të marrin pjesë në trajnime.

Janë prindërit ata që i shtyjnë fëmijët të futen në tregun e punës. Na duhet një profesion që të na japë para dhe ushqim në tryezë jo vetëm në vitin e parë, por edhe në moshën e pensionit.

Familja luan rol kryesor, pasi në zonat rurale, kur mbaron shkollën e mesme, familja ia privon arsimin e lartë, duke e shtyrë drejt martesës, por ndërkohë harrojnë se kjo vajzë do i sillte më shumë zhvillim familjes së saj nëse do kishte një profesion dhe një pavarësi financiare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy