
Anastas Kostandini apo siç njihet nga të gjithë Taso, ka ekspozuar 101 gravura të realizuara prej tij me mjeshtri në galerinë e Pogradecit. Piktori i njohur, këtë herë ka sjellë një anë tjetër të tijën, atë të grafistit me peizazhet e Pogradecit apo qyteteve të tjera të vendit, njerëzoren dhe përditshmërinë.



