Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike

Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike

Disa ditë më parë lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un u zotua se do të forconte arsenalin e tij bërthamor, madje kërcënoi se dhe mund t’i përdorë ato kundër rivalëve. Ditën e sotme zyrtarët e Koresë së Veriut thanë se kanë lëshuar një raketë balistike drejt ujërave lindorë.

Ky është rundi i 14-të i lëshimeve të raketave gjatë këtij viti në Korenë e Veriut dhe po ashtu vjen gjashtë ditë pasi presidenti i ri i Koresë së Jugut të marrë mandatin pesëvjeçar.

Nëpërmjet një deklarate në media, ushtria jugkoreane tha se raketa u lëshua nga rajoni i kryeqytetit të Veriut dhe fluturoi për në ujërat e bregdetit lindor. Në deklaratë u tha se ushtria jugkoreane po monitoron për armë të reja që Koreja e Veriut mund të testojë.

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes së Japonisë tha se Koreja e Veriut ka të ngjarë që ka lëshuar një raketë balistike, por nuk dha më shumë detaje.

Rojet bregdetare japoneze u bënë thirrje anijeve që lundrojnë jashtë brigjeve japoneze që të kenë kujdes.

Vëzhguesit thanë se ritmi i shpejt i testimeve të armëve nga Koreja e Veriut tregon se ky shtet ka bërë përparim në programet e raketave dhe po bën presion ndaj Uashingtonit, për shkak të bllokimit të negociatave.

Sipas tyre, Kim dëshiron që të përdorë arsenalin e tij bërthamor për të fituar njohjen ndërkombëtare të Koresë së Veriut si shtet bërthamor, pasi ai beson se një gjë e tillë mund të shtyjë Shtetet e Bashkuara që të lehtësojë sanksionet ekonomike që ka vendosur ndaj Phenjanit.

Koreja e Veriut gjatë këtij viti ka testuar një raketë balistike ndërkontinentale, që mund të ketë aftësi të arrijë në tokën amerikane.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy