Rama: Sali dhe Ilir pse votuat pro raportit të Dick Marty-t në KiE kur ne e votuam kundër?

Rama: Sali dhe Ilir pse votuat pro raportit të Dick Marty-t në KiE kur ne e votuam kundër?

 Kryeministri Edi Rama pyeti sot ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin aktual, Ilir Meta përse ata votuan pro raportit të ish-prokurorit zviceran Dick Marty në Këshillin e Europës.

“Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës, kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty apo s’të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor?”, shprehet Rama.

Para se të mbushte tre vjet shtet, Kosova u trondit nga një raport ndërkombëtar, i cili përmban pretendime se njerëz të UÇK-së kishin kryer krime çnjerëzore, raport i hartuar nga senatori Dick Marty.

 Ai akuzon UÇK në raportin e tij për rrëmbimin e serbëve dhe shqiptarëve, trajtimin e tyre brutal, vrasjen, marrjen e organeve të tyre në Shqipëri dhe shitjen.

Në janar të vitit 2011, në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës u debatua rreth raportit të ish-prokurorit zviceran Dick Marty.

Delegacioni i Shqipërisë në Asamblenë e Këshillit të Europës votuan pro rezolutës kur Sali Berisha ishte kryeministër dhe Ilir Meta zëvendëskryeministër.

Presidenca i është përgjigjur Edi Ramës për pyetjen e këtij të fundit se pse Meta dhe Berisha kanë votuar pro raportit të Dick Marty në Këshillin e Europës.

Pikërisht, zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi ka ftuar Ramën të dalë në përballje me Metën para gjithë kombit shqiptar që të marrë përgjigjen sy më sy.

Po ashtu Presidenca pyet Ramën se kush e urdhëroi të padiste Ramush Haradinajn për shpifje dhe pse nuk shkoi në gjyq me të.

STATUSI NGA TEDI BLUSHI

Edvin Kristaq Tradhtia, armiku më i egër i kombit shqiptar, pupaci i fëlliqur i qarqeve më antishqiptare në planet, fyesi më i ndyrë i luftës së UÇK-së e gjakut të Dëshmorëve, nxitësi më i flaktë i urrejtjes ndaj Kosovës nëpërmjet veglave të UDB-së në Prishtinë e Tiranë, frikacaku që kalon Morinën me antiplumb dhe makinë të blinduar nga frika e ndëshkimit kombëtar, ka bërë sot një pyetje publike.

E ftojmë Esadistin të dalë në përballje me Presidentin Meta para të gjithë kombit shqiptar dhe për të marrë përgjigjen sy më sy.

Sa për mufkat që lëshon nga Twitter-i, as meritojnë përgjigje.

Kush të urdhëroi ty KryePis të hidhje në gjyq Kryeministrin e Kosovës?

Pse nuk ta mbajti të shkoje në gjyq o këlysh i rrahur që i vogël?

Edvin Kristaq Tradhtia dëgjoji mirë dhe mbaji shënim këto tre porosi:

1. Ju shmange gjyqit që hape në Prishtinë por drejtësisë së kombit shqiptar nuk ke për t'i shpëtuar kurrë!

2. Mos e përmend më Presidentin Ilir Meta për çështjen e Kosovës dhe çështjen kombëtare se nuk do kesh kohë as të pendohesh o Esadist i fëlliqur!

3. Nuk do ketë Kim Philby që të të shpëtojë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy