
Një gjykatës i Gjykatës së Lartë braziliane ka urdhëruar një hetim ndaj Elon Musk pasi manjati kritikoi gjyqtarin dhe e akuzoi për censurë për bllokimin e llogarive të mediave sociale të dyshuara për përhapjen e dezinformatave.
Gjykatësi Alexandre de Moraes akuzoi pronarin për “strukturim kriminal” të platformës dhe se “Rrjeti social duhet të përmbahet nga mosbindja ndaj urdhrave gjyqësorë, duke përfshirë riaktivizimin e një llogarie që Gjykata e Lartë ka urdhëruar të bllokohet.”
Moraes kërcënoi se do të ndëshkonte personin më të pasur në botë me një gjobë të barabartë me rreth 20.000 dollarë për çdo llogari të riaktivizuar.
Vitet e fundit, Moraes ka urdhëruar pezullimin e llogarive në Twitter të dyshuara për përhapjen e dezinformatave.
“Rrjetet sociale nuk janë territor pa ligj”, shkruante gjyqtari në urdhrin e tij. Duke filluar nga mbrëmja e së shtunës, Musk përdori X për të nisur një seri sulmesh kundër Moraes.
“Ky gjyqtar ka tradhtuar në mënyrë të pacipë dhe në mënyrë të përsëritur Kushtetutën dhe popullin e Brazilit. Ai duhet të japë dorëheqjen ose të fajësohet”, shkroi kreu i Tesla dhe SpaceX.



