8-vjeçari mëson të ngasë makinën vetëm duke parë video në “Youtube”

8-vjeçari mëson të ngasë makinën vetëm duke parë video në “Youtube”

Një vogëlush vetëm 8 vjeç e ka marrë “virtualisht” patentën për drejtimin e makinës falë “Youtube”-it. Ai ka marrë fshehurazi makinën e prindërve dhe së bashku me të motrën vetëm 4 vjeçe kanë shkuar të hanë hamburger. Rasti është regjistruar në Ohajo, SHBA.

Sipas autoriteteve, djali ka përfituar nga fakti që prindërit e tij ishin në gjumë dhe ka marrë mortën për të shkuar në “McDonald's”. Ai ka përshkuar me makinë 1 km rrugë, pa thyer asnjë nga rregullat e qarkullimit dhe pa e tejkaluar limitin e shpëjtësisë, praktikisht duke vënë në zbatim gjithçka kishte mësuar në “Youtube”. Më pas ka ndaluar në këndin ku jepen ushqimet që merren me vete, ka porositur, ka paguar me kursimet e tij dhe është larguar.

Kanë qenë punonjësit e fast-food-it, ata që kanë konstatuar fillimisht se në makinë nuk kishte të rritur. Ndërsa prindërit janë lajmëruar me telefon nga një mik i tyre, që rastësisht po darkonte në të njëjtin vend. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy