“Do jemi opozitë!” Lapaj zbulon arsyen rastin kur do bashkonte votën me mazhorancën

“Do jemi opozitë!” Lapaj zbulon arsyen rastin kur do bashkonte votën me mazhorancën

Drejtuesi i koalicionit Nisma-Shqipëria bëhet, Adriatik Lapaj thotë se ka zgjedhur të luftojë përballë një sistemi zgjedhor që është i padrejtë.

Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se burimi i së keqes është nga qeveria dhe u deklarua prerazi se do të jetë në opozitë.

Lapaj shton se për të bërë Shqipërinë me sistem zgjedhor demokratik, do e bashkonte votën me mazhorancën. 

Krenaria ime më e madhe është se në raport me gjithë këta të tjerë kam garuar në lista të hapura, u rendita i 18-ti në listën e Tiranës.

 Unë kam marrë 13% të votave totale në emrin tim në Tiranë. Kjo do të thotë se Edi Rama si kandidatë po të garonte në listë të hapur në emrin e tij duhet të merrte 100 mijë vota. Unë kam marrë nga totali i votave të partisë, duke kërkuar vota për numrin 6 dhe jo për emrin tim. 

Në Vlorë Partia Socialiste me 64 mijë vota ka marrë 9 mandate deputeti. Ndërkohë ne me të njëjtin numër votash kemi marrë 1 mandat deputeti, që tregon deformimin e sistemit. 

Kam zgjedhur të luftojë përballë një sistemi që është i padrejtë. Me Endri Shabanin dhe Pano Sokon do kemi bashkëpunim të shkëlqyer deri në fund. 

Të gjithë subjektet që ndaj personit tim kanë thënë gjëra të pabaza, duhet të dëshmojnë se kanë bërë gabim dhe të bëjnë hapa pas. 

Në këtë betejë jemi për parimet, që është hapja e sistemit zgjedhor, edhe për Partinë Demokratike që e miratoi këtë ligj. 

Njeriu që duhet rrëzuar është Edi Rama, se burimi i së keqes është atje lart. Ku e di që nuk më ka ardhur oferta për ministër? 

Por nuk do pranoj. Ne do jemi opozitë. Për të bërë Shqipërinë me sistem zgjedhor demokratik, do e bashkoja votën. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy