Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi mbylljen e procesit zgjedhor në Himarë, ku kanë votuar më pak se gjysma e qytetarëve me të drejtë vote. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ, deri në orën 19:00, në 34 nga 36 qendrat e votimit që ka gjithsej Bashkia e Himarës, pjesëmarrja ishte 37.69 %, praktikisht 8333 qytetarë me të drejtë vote.

Mbyllja e procesit të votimit pasohet nga zhvendosja e materialeve zgjedhore drejt KZAZ nr. 88, ku do të bëhet numërimi i tyre.

Në orën 19:00 përfundoi orari i votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë. Qendrat e votimit janë mbyllur në të gjithë territorin e bashkisë.

Procesi i votimit në 36 QV ka vijuar i qetë ndërkohë që zgjedhësit janë identifikuar elektronikisht dhe sistemi PEI ka rezultuar krejt i suksesshëm. KQZ e ndoqi në dinamikë ecurinë e procesit, duke ndërhyrë në rastet kur u kërkua asistencë nga ana e Komisionerëve të Qendrave të Votimit.

Nga informacionet paraprake dhe të dhënat e raportuara, nga pjesëmarrja në zgjedhje rezulton 36.9%. Komisionet e QV po përgatiten për të dorëzuar kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore në KZAZ-në nr. 88, për t’i hapur rrugë procesit të numërimit të votave. Procesi i numërimit të votave do të fillojë kur të mbërrijë në KZAZ edhe kutia e fundit e votimit nga QV me largët.