"Patologjitë në organizëm, sinjale mbrojtëse të trupit”/ Natyropatja Gjonaj: Mos përdorni antibiotikë për temperaturën

"Patologjitë në organizëm, sinjale mbrojtëse të trupit”/ Natyropatja Gjonaj: Mos përdorni antibiotikë për temperaturën

Edhe pse ftohja dhe gripi janë dy gjendje të ndryshme shëndetësore, ato shpesh ngatërrohen mes tyre, duke sjellë konfuzion në trajtimin dhe përdorimin e medikamenteve.

Mjekja natyropate Adelajda Gjonaj, e ftuar në emisionin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, thekson se çdo patologji që shfaqet në organizëm është një sinjal që trupi na dërgon për të na mbrojtur, jo për të na alarmuar.

Drupal Ad

Çdo çrregullim në metabolizëm është një mesazh mbrojtës nga trupi. Për shembull, kur kemi temperaturë, ajo nuk është diçka për t’u frikësuar. Trupi e di pse po e prodhon atë. Gjithashtu, kur përjetojmë pagjumësi apo dhimbje të ndryshme trupore, duhet të kuptojmë arsyen që qëndron pas tyre nëpërmjet njohjes së funksionit të metabolizmit.

Vetë metabolizmi ka aftësinë të mbrojë organizmin. Prandaj, ndërhyrjet e panevojshme me medikamente, veçanërisht antibiotikë dhe antipiretikë, mund të ndërpresin këtë proces natyror mbrojtës.

Kur marrim një antipiretik, e bllokojmë procesin natyror të luftës kundër infeksionit.

Në këto raste, natyropatja Gjonaj, sugjeron mos përdorimin e antibiotikëve në raste të temperaturës trupore.

 Nëse kemi temperaturë deri në pesë ditë, nuk ka nevojë për antibiotik. Trupi mund të përballojë inflamacionin dhe të luftojë bakteret vetë.

Temperaturat deri në 39.2°C janë të menaxhueshme me metoda natyrale.

Në vend të ilaçeve, unë rekomandoj përdorimin e trajtimeve të buta dhe natyrale si çajrat bimorë, hidratimi i mirë, ushqimi i lehtë dhe zgjidhje tradicionale si kompresa me alkool në kërthizë për uljen e temperaturës së lartë; aspirina e kombinuar me alkool, me kujdes; çaji i xhinxherit për stimulimin e djersitjes dhe uljen e temperaturës dhe supa të ngrohta dhe çaj karafili për përkrahje të metabolizmit.

Kujdesi për trupin duhet të bazohet te mirëkuptimi i sinjaleve që ai jep dhe jo te frika apo ndërhyrja e menjëhershme me medikamente.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy