
Vijon aksioni për prishjen e banesave në Shkozë.
Mëngjesin e sotëm, forcat e policisë dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë (FNSH) kanë rrehtuar banesat që do të shemben për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe.
Banorët e zonës e kanë kundërshtuar edhe dje prishjen e shtëpive të tyre.
Në mbështetje të tyre ka shkuar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi.
Ashtu si një ditë më parë, edhe sot priten përplasje të forta mes banorëve dhe forcave të policisë.



