Dy shqiptarë janë arrestuar në Montagnola, Romë, pasi policia zbuloi se ishin të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike. Shqiptarët e moshës 30 dhe 31 vjeç, me precedent të mëparshëm dhe pa leje qëndrimi në Itali, u bënë objekt i dyshimit të policisë, pasi njëri i dha tjetrit një paketë cigaresh dhe më pas hynë në një lokal.
Në momentin që policia ushtroi kontrolli, nuk gjeti paketën e dyshuar. Pas kontrolleve të mëtejshme, paketa e mbushur me kokainë u gjet e fshehur në një dollap.
Brenda saj ndodheshin 17 doza me një peshë totale prej 8 gramësh kokainë.



