Një veturë me targa të Serbisë 'ngriti në këmbë' Prishtinën

Një veturë me targa të Serbisë 'ngriti në këmbë' Prishtinën

Një veturë me targa të Beogradit, është gjetur e braktisur në afërsi të hotelit Grand në Prishtinë, konfirmojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës, të cilët e kanë cilësuar veturën si të dyshimtë.

Pas procedurave te kontrollit, nuk është raportuar se ne veturë kishte ndonjë mjet të dyshimtë.

Nënkoloneli Rexhep Sjarina, drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka thënë se “vetura me targa të Beogradit dhe me mbishkrimin ‘Taxi’ është gjetur e braktisur në rrugën Garibaldi, rreth orës 16.”

“Vetura ka qenë e braktisur, e ndezur dhe një dritare ka qenë e hapur. Na është dukur e dyshimtë sepse brenda ka pasur disa para të Republikës së Serbisë, një telefon, ndërsa vozitësi i makinës nuk ka qenë në atë lokacion. Sipas dëshmitarëve, dyshohet se është larguar nga makina në drejtim të sheshit Nëna Terezë. Ne e kemi bërë kontrollin e parë dhe për momentin nuk ka asnjë mjet të dyshimtë”, ka thënë koloneli Sjarina, duke shtuar se veturës do t’i bëhet edhe një kontroll.

Sipas tij, tashmë Policia e Kosovës e ka identifikuar personin që ka drejtuar veturën dhe ai tashmë është shoqëruar nga zyrtarët e rendit. / REL /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy