
Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm Samir Tahiri për pezullimin e dënimit me burg.
Ish-ministri i Brendshëm është dënuar nga GJKKO me tre vite e katër muaj burg për shpërdorim detyre.
Në njoftimin e gjykatës, thuhet se është vendosur për:
Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Saimir Tahiri, për pezullimin e ekzekutimit të vuajtjes së dënimit me burgim, dhënë me vendimin nr. 3 datë 04.02.2022, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar."



