Policia shqiptare me makina elektronike

Policia shqiptare me makina elektronike

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri prezantoi sot në ambientet e institucionit që ai drejton, makinën elektronike të Policisë, e cila do të sjell një kursim të ndjeshëm në buxhetin e shtetit, por edhe në mjedis.

Ministri Tahiri e cilësoi këtë një risi mjaft të rëndësishme për buxhetin e shtetit dhe për infrastrukturën.

Sipas tij, ky mjet i ri është mjaft i rëndësishëm për çështjen e buxhetit. “Makina elektrike furnizohet me energji përmes korentit të shtëpisë dhe kushton për transport më pak se një kafe në ditë tek blloku”, tha Tahiri.

Ministri i Punëve të Brendshme u shpreh kjo makinë jo vetëm kursen, por dhe mbron mjedisin. Ministri i Brendshëm shtoi se ndotja e makinës në këtë rast është 0.

“Në mes të një debati kaq të madh për ndotjen mjedisore, policia dhe qeveria tregon se garanton mjedisin dhe ky është një investim i tillë. Duhet bërë një dallim mes të shkuarës dhe të ardhmes. Kush e imagjinon se Flamur Noka çonte në mend makinat elektrike. Kush e imagjinon se qeveria e shkuar të investohej në makinat e policisë”, shtoi Tahiri.

“Kjo është vetëm faqja e parë e një kapitulli që duhet çuar përpara”, tha Tahiri.

“Kjo makinë karikohet 6 orë, shpenzon 1 200 lekë të vjetra në 100 km dhe shpëton mjedisin. Detyra jonë të japim këtë shembull për të gjitha institucionet e vendit për ta parë Shqipërinë shumë më të pastër dhe të shëndetshme”, vijoi Tahiri. Ai tha se duhet ndahemi nga e shkuara dhe makineria e përbaltjes së policisë, që bënë SHQUP-i dhe që transferohet në media të ndryshme.

Ndërsa Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri u shpreh se këto mjete do i kushtojnë më pak buxhetit të shtetit dhe do ndikojnë pozitivisht në mjedis.

“Për Ministrinë e Energjisë, e cila ka në projektet e saj promovimin e eficiencës energjetike, ky është një shembull i parë, që të paktën në flotën publike dhe nesër në transportin publik, mjetet me energji elektrike duhet të shërbenin si bazë dhe do të ulnin shumë edhe konsumin. Do të kursenin shumë energji, do të kursenin shumë kosto, por mbi të gjitha do të mbronin shëndetin e qyterarëve, do të kishim më pak ndotje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy