Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, e konsideroi një marrëveshje të rëndësishme atë të arritur me Kosovën për kartat e identitetit. Megjithatë në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë ai tha se situata lidhur me çështjen e targave është shumë e vështirë.
“Ne jemi në pritje të bisedimeve edhe për çështjen e targave, ku situata është shumë më e vështirë, sepse Albin Kurti refuzon të pranojë targat ‘KM’, duke qenë se serbët në Republikën e Kosovës nuk do të heqin dorë nga tabelat ‘KM’, të cilat janë lëshuar nga Republika e Serbisë”.



