
Skulptori Euro Rrasa është i riu nga Lushnja i cili në studion e “Zgjohu me MCN” ka rrëfyer për emrin e tij të veçantë që ai gëzon të cilin ja ka vendosur babai që në atë kohë jetonte emigrant në Greqi.
Euro shprehet se në fillim të gjithë habiten me emrin e tij, por nuk është ndjerë asnjëherë i paragjykuar dhe nuk ka dashur që ta ndërrojë.
I diplomuar për skulpturë, Euro shprehet se dhe në këtë rrugëtim shtysë ka qenë babai i cili ka vënë re i pari talentin e tij, profesion me të cilin tashmë ai është i dashuruar.
Ja kreh egos vetes një euro bie dhe një tjetër ngrihet. Të gjithë çuditen, nga e gjete këtë emër dhe i them që babai u tregua i shkathët. Babai ishte emigrant në Greqi, dëgjoi për valutën e re që do dilte, nëna ime ishte shtatzënë dhe pasi linda vendosi të më quante Euro.
Ka pasur një luftë mes familjes se hallat e tezet shikonin telenovelat dhe mund të isha dhe një Alehandro, Diego, gjyshi donte të kisha emrin e tij, por babai tekanjoz dhe e vendosi. Për emrin nuk jam ndjerë asnjëherë i paragjykuar, edhe të tjerët e kanë përqafuar menjëherë. Fillimi adoleshencës ka qenë ajo koha kur dhe mendoja pse të kem këtë emër. Nuk e kam menduar asnjëherë që të ndërroj emrin.
Akademia e arteve na ka nxjerr këtë esencën si të them karakterin tonë dhe duke kërkuar brenda vetvetes gjeta këtë që ky jam unë ky lala me takie. Prej dy vitesh mbaj takie. Edhe drejt rrugës së skulpturës babai më shtyu sepse unë doja të studioja për aktrim. Mësova skulpturën nga babai autodidakt. Aktrimi për mua tani është një ëndërr në sirtar, por për momentin jam i dashuruar me skulpturën. Është terapi psikologjike kur bën një skulpturë krijuese.



