Stoltenberg: Shqipëria po luan rol të rëndësishëm në Aleancën e NATO-s

Stoltenberg: Shqipëria po luan rol të rëndësishëm në Aleancën e NATO-s

Aleanca ushtarake Euro-Atlantike e NATO-s vendosi korrikun e vitit të shkuar në Samitin e Varshavës një rritje të prezencës së trupave të Alaeancës në vendet e Balltikut.

Sot, më pak se një vit më vonë NATO ka dislokuar katër grup-batalione shumëkombëshe në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni, që drejtohen respektivisht nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Gjermania dhe SHBA. Pjesmarrëse në këtë operacion janë edhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë të cilat ofrojnë kapacitetin EOD (Explosive Ordnance Disposal), për grup-batalionin e dislokuar në Letoni, i cili është dhe konsiderohet një kapacitet shumë i rëndësishëm mbështetës. EOD është struktura speciale për eleminimin e materialeve të rrezikshme, të Batalionit të Xhenios të Komandës Mbështetëse. Shqipëria është pjesë e grup – batalionit në Letoni nën komandën e Kanadasë, ku marrin pjesë edhe shtetet si Italia, Polonia dhe Sllovenia.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë vizitës që zhvilloi në datat 19-20 qershor në bazën ushtarake Adazi në Letoni dhe Stasenai në Lituani dha një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, e cila ndoqi nga afër paradën ushtarake në Letoni dhe stërvitjën ushtarake “Iron Wolf 2017” në Lituani.

Stoltenberg foli për rolin e trupave shqiptare në operacionet në vendet e Balltikut dhe rolin e Shqipërisë në Aleancë. Gjithashtu Stoltenberg u shpreh edhe për kërcënimet që mund të vijnë nga Rusia ose nga vende të tjera, për rajonin e Ballkanit.

 

Intervista

Si e vlerësoni rolin e trupave ushtarake shqiptare në operacionet në vendet e Balltikut dhe rolin e Shqipërisë në Aleancën e NATO-s?

Ne e vlerësojme shumë kontributin e Shqipërisë. Unë i pashë trupat shqiptare dje në Letoni dhe i takova përsëri këtu (Lituani). Shqipëria po luan me të vërtetë një rol të rëndësishëm në Aleancë. Dhe unë e përgëzoj Shqipërinë për kontributin në mënyra të ndryshme në NATO. Rritja e pranisë së NATO-s në Evropë është në përgjigje të një Rusia që vepron e sigurtë dhe veprimeve agresive të Rusisë në Ukrainë. Natyrisht, është e rëndësishme për të gjithë aleatët tanë, përfshi Shqipërinë, që çdo veprim kundër nesh, do të shkaktonte një përgjigje nga e gjithë Aleanca.

A parashikoni ndonjë kërcënim nga Rusia apo ndonjë vend tjetër në rajonin e Ballkanit?

Ne nuk shohim ndonjë kërcënim të shpejtë. Por, ne shohim një Rusi të sigurtë që ka qenë aktive në Ballkanin Pendimor. Prandaj, ne gëzohemi që ishim në gjendje të mirëpresim Malin e Zi si anëtarin e 29-të NATO-s. Gjithashtu, mirëpresim që si Shqipëria edhe vende të tjera të Ballkanit Perendimor të jenë anëtare të Aleances. Duhet të jemi vigjilente dhe duhet të jemi shume më të vetëdijshëm, përfshi shërbimet tona të inteligjencës, që duhet të vëzhgojnë nga afër sesi Rusia është gjithashtu e pranishme ne Ballkanin Perendimor./ATSH

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy