Demokratët e Vlorës do iu drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e degës.
Janë rreth 1500 votues me të drejtë vote që pritet të shprehin vullnetin e tij për kreun e ri të Partisë Demokratike dega Vlorë, në zgjedhjet e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit.
Procesi i votimit ka nisur në normalitet prej orës 08:00 të mëngjesit dhe do të zhvillohet deri në orën 18:00 të prag-mbrëmjes së sotme, në Pallatin e Kulturës “Labëria” në Vlorë.
Të drejtën e votës e kanë anëtarët e Partisë Demokratike qysh prej vitit 1990 dhe votohet për katër kandidatët në garë, Atird Hoxhaj, Edmond Banushaj, Fatjon Fejzaj dhe Lorenc Danaj.



