
Specialisti i trafikut rrugor, Gerhard Baka, për diskutimet për ndryshimet në Kodin Rrugor, thotë se janë të gjitha hamendësime në projektligj që po studiohen nga ekspertët dhe hedhje tezash nga strukturat përkatëse për të forcuar ligjin lidhur me masat për parandalimin e ngjarjeve rrugore.
Baka deklaroi në studion e MCN Live, se ka rezultuar se shkaktar kryesor për aksidentet kanë qenë shpejtësia apo mos respektimi i tabelave dhe se nisur nga kjo ekspertët kanë menduar të forcojnë ligjin, por janë të gjitha në fazën e tezave studiuese dhe hulumtuese.
Sipas tij, Kodi Rrugor e ka sqaruar shumë saktë edhe parakalimin dhe shkelje të tjera dhe se është herët të shprehemi se çfarë ndryshimesh do të kemi.
Në rastet kur shkaktohen pasoja, ka shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe është vepër penale.
Forcimi i rregullave dhe ndëshkimit të Kodit Rrugor është i domosdoshëm.
Shqetësues mbetet fakti i përdoruesve të lëndëve psikotrope nga drejtuesit e mjeteve.
Që në momentin e ndalimit të një drejtuesi mjeti e kupton se dikush ka përdorur alkool apo lëndë psikotrope. 29 raste janë konstatuar nën përdorimin e lëndëve psikotrope.
Diçka që është e ndaluar, ta ndalojmë dhe diçka që është e lejuar ta bëjmë kulturë.
Sa i takon njoftimin me mesazh përmes sistemit e-gjoba, Baka tha se kjo ndodh kur punonjësi i policisë është i pajisur me tablet dhe se në të kundërt, gjobat pasqyrohen brenda 2-3 ditësh në sistem.
Në vijim shtoi se Policia Rrugore nuk vendos gjoba fiktive.



