Bregu: Qendrat e azilantëve në Shqipëri nuk janë nën mbikëqyrje të plotë. Largimi i emigrantëve në Durrës nuk mund të quhet arratisje (VIDEO)

Bregu: Qendrat e azilantëve në Shqipëri nuk janë nën mbikëqyrje të plotë. Largimi i emigrantëve në Durrës nuk mund të quhet arratisje (VIDEO)

11 emigrantë të paligjshëm janë larguar mbrëmjen e djeshme nga qendra e pritjes në Karreç të Durrësit.

 

Drupal Ad

Gazetari Sokol Bregu tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajme të MCN Tv se ky largim nuk mund të quhet arratisje, por një moskthim brenda qendrës.

Po ashtu Bregu tha se këto qendra azilantësh nuk janë nën mbikëqyrje të plotë.

Nuk ka një mbikëqyrje të plotë, nuk ka një mbikëqyrje me polici të përforcuar nga ana e shtetit shqiptar,  duke pasur parasysh që janë vetëm qendra azilantësh. Ndryshon kjo histori me kampin e refugjatëve në Shëngjin, atje ku do të vendosë Italia emigrantët që do të sjellë. Ka ndryshim shumë të madh. Do të bëja paralele me qendrën në Tiranë ku emigrantët janë të lirë të lëvizin dhe të mos kthehen në qendrën e pritjes.

Në qendrat në Shqipëri, në ato që presin azilantët, mund të lëvizet në çdo moment, më shumë se 12 orë brenda ditësh. Kjo nuk është një arratisje por është një moskthim brenda qendrës në një moment kur t’i ke marrë një mbështetje. Ka një gjë në Shqipëri, në momentin që ti nuk shkon brenda 24 orëve t’i çregjistrohesh nga një njeri që mund të marrë një ndihmë ekonomike që mund të jetë veshje, strehë e sigurtë, ushqim dhe kjo është ajo që ndryshon në Shqipëri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy