Sot shënohet Dita Botërore e Luftës Kundër AIDS-it. Pavarësisht se përparimi i mjekësisë vitet e fundit e ka bërë më të lehtë jetën e atyre që preken nga kjo sëmundje, parashikimet për vitet e ardhshme nuk janë optimiste përsa i përket përhapjes së saj. Organizata botërore UNICEF parashikon që brenda vitit 2030, numri i të prekurve do të rritet me 60 %. “Çdo minutë, një adoleshent, me shumë gjasa vajzë, infektohet me AIDS”, thuhet në raportin e fundit.
Sipas të dhënave të bëra publike sot, nëse brenda vitit 2030 nuk merren masa që parandalojnë përhapjen e sëmundjes te adoleshentët, rastet e reja çdo vit do të arrijnë deri në 400 mijë, në krahasim me 250 mijë që u raportuan gjatë vitit 2015.
AIDS mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekjes së adoleshentëve. Gjatë vitit 2015, kjo sëmundje ka shkaktuar 41 000 viktima te adoleshentët e moshës 10-19 anni
“Bot aka bërë progres të madh në luftën për t’i dhënë fund AIDS-it, por beteja është akoma larg fundit, sidomos përsa u përket fëmijëve dhe adoleshentëve”, ka thëë drejtori i përgjithshëm i UNICEF, Anthony Lake.



