Gjendja e jashtëzakonshme, çfarë lejon dhe çfarë kufizon ligji?

Gjendja e jashtëzakonshme, çfarë lejon dhe çfarë kufizon ligji?

Një ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, kryeministri Rama njoftoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Tiranë e Durrës. Vendimi për të cilin Rama dhe kabineti i tij morën kohë para se ta merrnin u njoftua gjatë mbledhjes së qeverisë, ndërkohë që dy ditë më pas Durrësit dhe Tiranës iu bashkëngjit edhe qarku i Lezhës.

Kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme?

Rasti i tërmetit të 26 nëntorit hyn në fushën e veprimit të nenit 174, i cili parashikon që qeveria mund të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, për jo më shumë se 30 ditë, në një pjesë të vendit ose në të gjithë territorin.

   

Çfarë vendimesh kufizon gjendja e jashtëzakonshme?

Neni 170 në pikën 5 të tij sanksionon se në të tilla kushte, “nuk mund të ndryshohet asnjë prej këtyre akteve: Kushtetuta, ligjet për zgjedhjet për Kuvendin dhe për organet e pushtetit vendor, si dhe ligjet për masat e jashtëzakonshme”.

Pra, për një periudhë 30-ditore, ka ndërprerje të nismave ligjore si reforma zgjedhore, nisma e maxhorancës për shkarkimin e presidentit Meta apo formalizimi i nismës për referendum, një ide e hedhur një javë më parë nga kreu i shtetit.

 

Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, ligji parashikon kufizimin e disa të drejtave dhe lirive të qytetarëve si: paprekshmëria e banesës, e drejta për të zgjedhur vendbanimin, zgjedhja e mjeteve të jetesës apo e drejta për grevë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy