Mësimi në shkolla pas tërmetit/ Shahini: Secili mësues, plan për mbrojtjen fillestare të nxënësve

Mësimi në shkolla pas tërmetit/ Shahini: Secili mësues, plan për mbrojtjen fillestare të nxënësve

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, pa saktësuar sot se kur do të filloj procesi mësimor pas tërmetit të 26 nëntori, zgjodhi të takohet sot me mësuesit e shkollës 9-vjeçare “4 Dëshmorët” në Tiranë. Nga ky takim, ministrja Shahini kërkoi nga të gjithë mësuesit anembanë vendit, që secili mësues të ketë një plan të mbrojtjes fillestare të nxënësve në klasën e tij, si dhe planin e daljes emergjente në raste tërmeti.

“Në shkollën 9-vjeçare “4 Dëshmorët” Tiranë, me mësuesit që zbatonin udhëzimin tonë të masave që secila shkollë duhet të ndërmarrë në rast tërmeti”.

“Secili mësues duhet të ketë një plan të mbrojtjes fillestare të nxënësve në klasën e tij si dhe planin e daljes emergjente. Këto plane në nivel klase duhet të rakordohen me drejtorin për plan të daljes emergjente në nivel shkolle, i cili printohet dhe postohet në një vend të dukshëm në korridor. Kjo është puna që po bëjnë mësuesit sot dhe nesër për t’u përgatitur për rifillimin e mësimit”, thotë ministrja Shahini.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy