Blair: Nuk na ka shkuar mundi dëm në Afganistan, rritëm ekonominë dhe arsimin

Blair: Nuk na ka shkuar mundi dëm në Afganistan, rritëm ekonominë dhe arsimin

Përfshirja britanike në Afganistan nuk ishte një "përpjekje e pashpresë" pavarësisht zhvillimeve të fundit. Për këtë, ish-kryeministri Tony Blair është i bindur. Sipas tij, sakrifica e bërë nga trupat britanike - përfshirë ata që vdiqën - "nuk ishte e kotë".

Blair tha se arritjet në vend gjatë 20 viteve të fundit - përfshirë një brez që u rrit pa sundimin e talebanëve - ishte një "kauzë e mirë" që "ka rëndësi sot".

Ai ka kritikuar vendimin e SHBA për të tërhequr ushtrinë nga vendi.

Ish-udhëheqësi i Laburistëve u shpreh i shqetësuar jo vetëm për popullin afgan, por edhe për sigurinë e vendeve perëndimore.

Ai tha se talebanët "do t'i japin mbrojtje dhe ndihmë Al Kaedës – Kemi ISIS-in që po përpiqet të operojë në vend në të njëjtën kohë".

"Shikoni nëpër botë dhe të vetmit njerëz që me të vërtetë e brohorasin këtë vendim janë njerëzit armiqësorë ndaj interesave perëndimore."

Blair tha se ekonomia afgane tani ishte tre herë më e madhe se kur Britania e Madhe pushtoi vendin së bashku me SHBA në 2001 dhe rreth 200 000 afganë shkuan në universitet këtë vit - përfshirë 50 000 gra.

Blair është shprehur më herët se tërheqja e SHBA ishte "tragjike, e rrezikshme dhe e panevojshme".

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy