Von der Leyen i propozon Donald Trump zëvendësimin e gazit rus me atë amerikan

Von der Leyen i propozon Donald Trump zëvendësimin e gazit rus me atë amerikan

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha të premten se i kishte propozuar Presidentit të sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të furnizonin Bashkimin Europian me më shumë gaz natyror të lëngshëm (LNG), për të zëvendësuar gazin rus.

Presidenti i zgjedhur amerikan ka kërcënuar më parë se do të taksojë importin e produkteve evropiane për t’i dhënë fund tepricave tregtare të Bashkimit Evropian ndaj SHBA, të cilat ai vazhdoi t’i denonconte gjatë fushatës elektorale.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme të flasim me njëri-tjetrin, më pas duhet të diskutojmë interesat tona të përbashkëta dhe më pas të fillojmë negociatat ”, deklaroi Ursula von der Leyen, e pyetur se si synonte të menaxhonte marrëdhëniet tregtare me Trump me të cilin ajo pati bidedën e parë telefonike të enjten.

Interesat e përbashkëta janë, dhe kjo është një temë që ne trajtuam dje, pa e diskutuar realisht në thellësi gjithçka që lidhet me LNG-në.

Ne ende marrim shumë gaz të lëngshëm nga Rusia, kështu që pse të mos e zëvendësojmë atë me gazin amerikan, i cili është më i lirë për ne dhe ul çmimet tona të energjisë?

Deklarata e Von der Leyen u bë gjatë një konference për shtyp, pas një samiti evropian në Budapest.

Bashkimi Evropian ka rritur ndjeshëm blerjet e gazit të lëngshëm amerikan që nga ndërhyrja ushtarake ruse në Ukrainë në shkurt 2022, por nuk ka arritur të ndërpresë plotësisht lidhjen energjetike me Moskën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy