“Keeping up with the Kardashians” do të transmetohet edhe në Netflix

“Keeping up with the Kardashians” do të transmetohet edhe në Netflix

Një nga reality show-t më të mëdhenj në Amerikë, “Keeping Up With The Kardashians”, ka thyer prej kohësh rekorde shikueshmërie dhe vë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave personazhet e tij.

E gjithë bota flet për motrat Kardashian-Jenner dhe seriali tashmë do të bëjë disa ndryshime të mëdha.

Shumë shpejt, “Keeping up with the Kardashians” do të mund ta shohim edhe në Netflix. Ky lajm është konfirmuar nga faqja zyrtare e Netflix në Twitter, ku zbulohet se do të transmetohen dy sezonet e para, kur motrat nuk ishin aq të famshme sa sot.

Seriali do të jetë në Netflix duke nisur nga 1 qershori. “Keeping up with the Kardashians” ka zhvilluar tashmë 18 sezone dhe sezoni i parë nisi transmetimin në vitin 2007, kur Kim Kardashian ende nuk ishte bashkëshortja e Kanye West.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy