Shqipëria në SEPA/ Koçi: Sistemi siguron lehtësira në pagesat me euro, eliminon bankat korrespondente

Shqipëria në SEPA/ Koçi: Sistemi siguron lehtësira në pagesat me euro, eliminon bankat korrespondente

Nga kjo javë, Shqipëria është përfshirë zyrtarisht në zonën SEPA të pagesave me euro. Vendimi është marrë dje nga Këshilli Europian i Pagesave dhe i është njoftuar Bankës së Shqipërisë.

Lidhur me këtë Elvis Koçi, ish Kreu i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave në MCN Economy u shpreh se ky është në nga hapat e parë që na çon drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Ai tha se sistemi SEPA siguron lehtësira në pagesat me euro dhe se tashmë një IBAN shqiptar ka të njëjtën barasvlerë si IBAN-et në BE.

Sipas SEPA u krijon mundësi shqiptarëve që të paguajnë faturat direkt në vendet e BE-së, pra SEPA eliminon bankat korrespondente.

Duhet të kuptojmë se ky është në nga hapat e parë që na çon drejt integrimit në BE, i cili është një treg i përbashkët, por nuk është thjeshtë një treg, por një hapësirë e integruar ku puna, kapitali lëvizin lirisht dhe një gjë e tillë të ndodhë duhet që dhe sistemi i pagesave të jetë me sa më pak fërkim dhe sistemi SEPA siguron pikërisht këtë.

SEPA siguron që një furnitor në çdo cep të SEPAs të lëshojë një faturë për çdo klient të vetin kudo që ndodhet dhe ai, pagesa është njësoj sikur transaksioni të ishte brenda përbrenda Tiranës.

Kjo gjë praktikisht është e njëjta gjë që kanë dhe vendet e BE, që nuk janë në eurozonë. Të gjitha vendet që synojnë të bëhen pjesë të BE dhe integrimit kanë pjesë dhe futjen në SEPA.

I pyetur për përfitimet e sistemit, Koçi sqaroi se më përpara SEPAs për të bërë një transaksion kalonte në katër banka, ndërsa theksoi se edhe për pagesat brneda vendit trasfertata dilnin jashtë.

Po jap disa shembuj nga ana e individëve ka shumë benefite dhe e bënë integrimin më të prekshme.

Për shembull nëse një shqiptarë blen një pronë në Itali në momentin që bëhesh pronarë ke detyrim të paguash faturat dhe një shtetas shqiptarë që nuk ishte rezidentë në Itali nuk mund të hapte llogari dhe mënyra e vetme për ti bërë ato pagesa ishin përmes transfertave nga Shqipëria, tani me një bankë shqiptare ti mund të bësh transferta sikur të kishe një llogari në Itali me të njëjtat kosto si një shtetas italian kur paguan faturat e ujit, dritat.

Pra SEPA u krijon mundësi shqiptarëve të paguajnë faturat direkt në vendet e BE dhe kjo për mua është për t’u duartrokitur puna e Bankës së Shqipërisë dhe gjithë sistemit të lidhur me të.

E vetmja mënyrë për të transferuar paratë përpara SEPAs ishte përmes bankave korrespodente dhe ky sistem i eliminon sepse një transaksion do duhej të kalonte në katër banka të tjera dhe madje dhe për pagesat brenda vendit transfertat dilnin jashtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy