Studimi: Një në pesë pacientë me Covid-19 shfaq probleme në shëndetin mendor (VIDEO)

Studimi: Një në pesë pacientë me Covid-19 shfaq probleme në shëndetin mendor (VIDEO)

Në studimin e fundit të publikuar nga ‘TheGuardian’ bëhet me dije se një nga pesë persona që kanë pasur Covid-19 diagnostikohen me një çrregullim psikiatrik të tilla si ankthi, depresioni ose pagjumësia brenda tre muajve pasi kanë rezultuar pozitiv me Covid.

Studimi u krye nga shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit dhe NIHR, Qendra e Kërkimit Biomjekësor Shëndetësor në Oksford. Gjithashtu shkencëtarët zbuluan se njerëzit me një diagnozë paraprake me probleme të shëndetit mendor, kishin 65% më shumë gjasa të diagnostikohen me Covid-19 sesa ata pa probleme të shëndetit mendor.

 “Ky zbulim ishte i papritur dhe ka nevojë për hetim. Ndërkohë, të kesh një çrregullim psikiatrik duhet të shtohet në listën e faktorëve të rrezikut për Covid-19, "tha Dr Max Taquet, një bashkëpunëtor klinik akademik i NIHR dhe një nga autorët e studimit.

Llogaritjet u bënë në bazë të afërsisht 70 milion regjistrave shëndetësorë amerikanë, duke përfshirë më shumë se 62,000 raste të Covid-19 të cilët nuk qëndronin në spital ose vizitoheshin në departamentin e urgjencës. Incidenca e çdo diagnoze të sëmundjes mendore në 14 deri 90 ditë pas një diagnoze Covid-19 ishte 18.1%, përfshirë 5.8% që ishin diagnoza e parë.

Për të ekzaminuar nëse rreziku i tepërt ishte i lidhur drejtpërdrejt me Covid-19, studiuesit krahasuan të dhënat me gjashtë gjendje të tjera gjatë së njëjtës periudhë: gripi; infeksione të tjera të traktit respirator; një infeksion i lëkurës; gurët në tëmth; gurë në traktin urinar; dhe fraktura të një kocke të madhe.

Në tre muaj pas diagnozës Covid-19, 5.8% e pacientëve kishin diagnozën e tyre të parë të regjistruar të sëmundjes psikiatrike, krahasuar me 2.5% në 3.4% të pacientëve në grupet e krahasimit - pothuajse një dyfishim i rrezikut, sipas studimit të botuar në revistën “Lancet Psikiatry”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy