Konflikti Rusi-Ukrainë/ Kina: Sanksionet jo zgjidhje efektive, do vazhdojmë tregtinë normale me Rusinë

Konflikti Rusi-Ukrainë/ Kina: Sanksionet jo zgjidhje efektive, do vazhdojmë tregtinë normale me Rusinë

Kina vijon të tregohet e kujdesshme lidhur me konfliktin Rusi-Ukrainë, duke shmangur termin pushtim. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze doli sot në një konferencë për media ku iu përgjigj pyetjeve lidhur me agresionin rus dhe situatën në Ukrainë.  

Duhet respektuar sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin, duke iu përmbajtur fort deklaratave të një dite më parë.

Wang përsëriti gjithashtu se “Kina i kupton shqetësimet legjitime të Rusisë për çështjet e sigurisë” dhe u bëri thirrje palëve për vetpërmbajtje dhe shmangie të përshkallëzimit të situatës.

Po ashtu ministria e Jashtme kineze bën me dije se Pekini do të vijojë normalisht tregtinë me Rusinë, në frymën e respektit të ndërsjelltë dhe përfitimit reciprok”. Kina po ashtu dënoi sanksionet perëndimore ndaj Moskës, duke u shprehur se masat fundamentale nuk janë asnjëherë mënyra efektive për zgjidhjen e problemeve.

Pyetjes, nëse Kina do të verë veton ndaj rezolutës së ardhshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku dënohen veprimet e Moskës, Wang iu shmang pyetjes, duke u shprehur se “çështjet përkatëse do të trajtohen në përputhje me qëllimet dhe parimet e kartës së OKB-së“.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy