Xhadat/ Çfarë përfituan 5 biznesmenët që akuzohen se korruptuan Veliajn

Xhadat/ Çfarë përfituan 5 biznesmenët që akuzohen se korruptuan Veliajn

Të hënën e 10 shkurtit Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se pas kryerjes së veprimeve hetimore, nga ana e saj , Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte vendosur masën e sigurimit arrest në burg për Kryetarin e Bashkisë Tiranë  të dyshuar për kryerjen e veprës penale  “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Bashkë me të u vendos fillimisht masa “Arrest në shtëpi” për bashkëshorten e tij si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim.

Bashkë me ta, GJKKO vendosi caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personat  Gentian Sula, përfaqësues i subjektit AGIKONS, Meriman Palushi përfaqësues i subjektit tregtar Palushi shpk; Fatmir Bektashi i subjektit Kontakt shpk, Sokol Kryeziu përfaqësues i subjektit tregtar Gerard – A shpk. si dhe Shkëlqim Fusha përfaqësues i subjektit tregtar Fusha shpk. Të gjithë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendor.

Sipas njoftimit të SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se nga ana e kryetarit te Bashkisë Tiranë si edhe bashkëshortes e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, shtetasi E. V., përmes veprimeve konkrete të cilat kanë kulmuar me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e fondeve publike si edhe lejet e ndërtimit tek disa subjekte tregtare, të lidhur ngushtë me të, përfaqësuesit e të cilëve janë përmendur më lart.

Këto fonde publike më pas kanë përfunduar tek disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, shtetësja Ajola Xoxa si edhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh.

Organi procedues ka arritur në konkluzionin se, përveç pasurive të paluajtshme të përfituara nga shtetasit nën hetim këta të fundit, përmes subjekte që lartpërmendëm dhe disa OJF-ve, për të cilat ekzistojnë prova të mjaftueshme se kontrollohen plotësisht nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, por dhe shoqëri të tjera të lidhura me shtetasin nën hetim, kanë gjeneruar të ardhura të cilat kapin shifrën e rreth 110.000.000 lekë.

Xhadat ka bërë një hulumtim mbi lejet e ndërtimit, koncensionet dhe procedurat e prokurimit të përfituara nga 5 shoqëritë e lidhura me biznesmenët në dosjen Veliaj, të akuzuar për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

Gentian Sula, përfaqësues i shoqërisë Agi Kons shpk për periudhën 2017 – 2025 ka përfituar 7 leje ndërtimi në Tiranë për ndërtimin e godinave dhe komplekseve për banim. Koncesionin me objekt “Për Përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore në Bashkinë e Tiranës në Zonën Tirana 1”, me vlerë 16 miliardë lekë.  Nga viti 2016, shoqëria Agi Kons shpk ka përfituar nga Bashkia Tiranë 28.8 miliardë lekë tendera, nga të cilat veçojmë:

Pavarësisht se është dhe ndërtues i Kodrës së Diellit, në të cilën Erion Veliaj ka edhe shtëpinë e tij, shoqëria Agi Kons shpk ka përfituar tenderin me objekt “Përmirësim furnizimi me ujë për zonen “Kodra e Diellit” (Faza I), me vlerë 334 milionë lekë dhe më pas edhe një shtesë kontrate me vlerë 38 milionë lekë pra në total 372 milionë lekë.

Rehabilitimi i Parkut Rinia, me vlerë 787 milionë lekë, me diferencë 116 milionë lekë me ofertën më të ulët ose 15% të vlerës së kontratës.

Ndërtimi i objektit “Godina e Teatrit Tiranë - Faza I-rë, me fond limit 18.5 miliardë lekë dhe vlerë kontrate 18.4 miliardë lekë, me diferencë me ofertën më të ulët plot 2 miliardë lekë ose sa 10.6% e vlerës së fondit limit.

Meriman Palushi, shoqëria Palushi shpk

Në vitin 2019 ka përfituar leje ndërtimi me objekt “Godinë banimi dhe shërbimi 8 kat me 2 kat parkim nëntokë”, në rrugën “Tefta Tashko”, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë”
Një leje ndërtimi e miratuar në 19 korrik 2023, nga kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, për subjektin tregtar “Palushi”, që administrohet nga biznesmeni Meriman Palushi, sipas SPAK është bërë shkak për kalimin e 50 mijë eurove në llogaritë e dy OJF-ve të Ajola Xoxës.

Në dosjen e SPAK, thuhet se 2 muaj përpara se të kalonin 50 mijë eurot në dy OJF-të e kontrolluara nga Ajola Xoxa, Erjon Veliaj në datën 19 korrik 2023, ka miratuar një lejë ndërtimi për subjektin “Palushi”, për ndërtimin e një vile individuale dy katëshe plus 1 kat nën tokë.

Nga ana e spak janë ngritur dyshime të forta se sasia e parave është paguar në këmbim të dhënies së lejës për ndërtimin e vilës nga kompania Palushi .

Fatmir Bektashi, përmes shoqërisë Kontakt për periudhën 2017 – 2025 ka përfituar 11 leje ndërtimi në Tiranë për ndërtimin e komplekseve për banim.

Sokol Kryeziu përfaqësues i shoqërisë Gerard – A shpk për periudhën 2019 – 2025 ka përfituar 2 leje ndërtimi në Tiranë për ndërtim hotelerie studentore.

Nga viti 2016, shoqëria Gerard - A shpk ka përfituar nga Bashkia Tiranë dhe institucionet e saj të varësisë 4.82 miliardë lekë tendera.

Shkëlqim Fusha përfaqësues i shoqërisë Fusha shpk për periudhën 2019 – 2025 ka përfituar 7 leje ndërtimi në Tiranë për komplekse banimi polifunksionale. Koncesionin me objekt “Për Projektimin, Financimin, Ndërtimin, Mobilimin, Mirëmbajtjen, Mbikqyrjen dhe Kolaudimin e katër objekteve arsimore në Zonën Tirana 4.”, me vlerë 16 miliardë lekë.

Nga viti 2015, shoqëria Fusha shpk ka përfituar nga Bashkia Tiranë 85.3 miliardë lekë, nga të cilat tenderat ku duket se fituesi ka qenë i paracaktuar janë:

1. Sheshi Skenderbej me vlerë 20.7 miliardë lekë.

1.1. Rikualifikim Urban i Sheshit Skënderbej, Faza e I-rë, me fond limit 5.33 miliardë lekë dhe vlerë kontrate 5.27 miliardë lekë. Në tender kanë marrë pjesë 3 operator, nga të cilët 2 me ofertë fiktive 0 lekë. Për këtë objekt është tenderuar edhe një shtesë kontrate me negociim pa shpallje prej 1.05 miliardë lekë, pa garë dhe sa 100% e fondit limit.

1.2. Rikualifikim Urban i Sheshit Skënderbej, Faza e II-të, me fond limit 9.79 miliardë lekë dhe vlerë kontrate 9.78 miliardë lekë, në garë vetëm operatori fitues, dhe në kufij 100% të fondit limit. Për këtë objekt është tenderuar edhe një shtesë kontrate me negocim pa shpallje prej 1.95 miliardë lekë, pa garë dhe sa 100% e fondit limit.

1.3. Ndërtim parkimi nëntokësor në Sheshin Skënderbej, me fond limit 2.24 miliardë lekë dhe vlerë kontrate 2.22 miliardë lekë. Pas punimeve të sheshit Bashkia bën projektin e parkimit. Për këtë objekt është tenderuar edhe një shtesë kontrate me negociim pa shpallje prej 445 milionë lekë, pa garë dhe sa 100% e fondit limit, punime të cilat sërish i kryen kompania FUSHA shpk.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy