Eurot e kapura në Durrës/ Basha: Alarmin e ngriti një vend skeptik për negociatat (VIDEO)

Eurot e kapura në Durrës/ Basha: Alarmin e ngriti një vend skeptik për negociatat (VIDEO)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, thotë se sekuestrimi i një sasie të madhe eurosh dje në portin e Durrësit erdhi pas presionit të një prej vendeve skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

“Policia ka qenë nën presionin e një prej partnerëve. Është një nga vendet skeptike përsa i përket kushteve të Shqipërisë për integrimin, në veçanti luftës kundër krimit”, tha ai.

Basha nuk pranoi të zbulonte vendin që sipas tij e ka nxitur një aksion të tillë, duke lënë të kuptohet se mund të jetë një nga tre vendet që deri tani kanë shfaqur rezerva për hapjen e negociatave: Gjermania, Franca dhe Holanda.   

Basha akuzoi kreun e grupit parlamentar socialist si ndërmjetësi i 3.4 milionë eurove të kapura dje në dy makina në portin e Durrësit. Në një dalje për mediat në mesditë, Basha akuzoi maxhorancën se ka lënë kanabisin dhe ka filluar drogat e forta dhe paratë që vijnë prej tyre për të ndërtuar kulla.

“Taulant Balla kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave në Shqipëri. Policia shqiptare ka qenë nën presionin e një prej partnerëve tanë për të vepruar, është një nga vendet partnare skeptike. Ç’lidhje ka kjo me drogën e Taulant Ballës? Qëndrojmë tek droga dhe krimi. Është dekonspiruar plani i Taulant Ballës dhe i strukturave brenda policisë dhe Parlamentit për të çuar deri në fund këtë bashkëpunim mids bandave të Elbasanit. Kemi një ministër të brendshëm që del e shëtit më kalë sepse e ka liruar Edi Rama dhe tani kemi kryetarin e grupit parlamentar të PS që merret me pastrimin e parave të drogës. Kanë kaluar tek heroina e kokaina dhe pastrimi i parave të pista. 1 500 mijë euro është marrëveshja dhe Taulant Balla ka hyrë garant. Nuk jam këtu për të komentuar deklaratat e një personi që sot duhet të ishte para drejtësisë. Cfarë e lidh Saimir Tahirin, Xhafajn, Ballën dhe Veliajn? I lidh Edi Rama për të ndërtuar kulla me para të pista. Kjo është gjëma që sot BE, vendos që Shqipëria nuk i ka përmbushur kushte. Kanë kaluar nga kanabisi i Saimir Tahirit tek kokaina e heroina e Xhafajt me shok tek pastrimi i parave të drogës nga sekretari i PS-së dhe kryetari i grupit parlamentar”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy