Buxhuku: Mungon vullneti politik që të ngrihet një rafineri nafte, ndërhyjnë interesat e atyre që importojnë. Kontratat e Bankers, antishqiptare

Buxhuku: Mungon vullneti politik që të ngrihet një rafineri nafte, ndërhyjnë interesat e atyre që importojnë. Kontratat e Bankers, antishqiptare

Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustrisë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Economy se ka munguar vullneti politik që në Shqipëri të ngrihet rafineri për prodhimin e naftës dhe se këtu ndërhyjnë interesat e lobistëve monopolistë që importojnë naftë në Shqipëri. 

Ka munguar vullneti politik që në Shqipëri të ngrihet rafineri për prodhimin e naftës. Këtu janë interesat e lobistëve monopolistë që importojnë naftën në Shqipëri. Bënë të  mundur dhe mbylljen e rafinerisë që ne kishim.

I ndalur tek abuzimi i Bankers, Buxhuku tha se kontratat me shtetin ka qenë antishqiptare dhe korrupsioniste. 

Sa i përket Bankers, përtej fjalëve të pafundme, në fund ngelën disa shifra të thata. Nga Shqipëria janë prodhuar dhjetëra milionë fuçi nafte që sipas vlerës së deklaruar me një pikëpyetje të madhe të Bankers do jenë diku 6 miliardë dollarë prodhim. Vetëm Bankers, e cila është shitësja, nuk e dimë cili është çmimi real, është pikëpyetje se llogaritë bankare nuk ndodhen në Shqipëri, por në një shtet jashtë Shqipërisë.

Nuk e dimë se me çfarë çmimi real e ka shitur këtë sasi nafte. E dyta është që shteti nuk ka marrë asnjë cent nga e gjitha nafta e prodhuar në këto vite dhe e treta është fakti që nafta nuk është si djegësit që dhe pse nuk u bënë me humbje të madhe financiare sot mund të bëhen sot, ka problem sa më kohë kalon ato shteren nuk janë burie të fundme. Ndërkohë që flasim shterojnë. Situata është alarmante.

Ne nuk kemi marrë para. Thuhet na ka dhënë rentën, pse mund të merrnin gjithçka? E fundit është fakt i kontratës në fuqi. Kontrata ka qenë antishqiptare dhe korrupsioniste që ndryshonte në model nga kontratat e tjera që kanë bërë shtete prodhuese të naftës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy