
Dubai sapo ka hapur një atraksion tjetër rekord, pishina më të thellë e zhytjes në botë.
Me një thellësi marramendëse prej 60 metrash, pishina Deep Dive Dubai ka vjedhur rekordin nga Deepspot i Polonisë, i cili ka një thellësi mbi 45 metra.
Pishina Deep Dive Dubai është e mbushur me 14 milion litra ujë, vëllimi i gjashtë pishinave me madhësi Olimpike dhe është të paktën katër herë më i madh se çdo pishinë tjetër në botë. Guinness i dha titullin "Pishina më e thellë për zhytje" në 27 qershor, shkruan CNN.
Objekti është i hapur me ftesë vetëm për tani, por do të hapet për publikun brenda këtij viti. Princi i kurorës i Dubait Sheik Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, një zhytës i etur, ishte një nga vizitorët e parë dhe ndau përvojën e tij në mediat sociale.
Temperatura e ujit mbahet në 30 gradë Celsius, një temperaturë e rehatshme për të veshur një rrobë të hollë ose rroba banje.



