
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën pas një zjarri në një spital në Rumani.
Inspektorati i situatave emergjente të Rumanisë tha se ngjarja ndodhi në qytetin port të Konstancës, në Detin e Zi. Ai tha gjithashtu se zjarri tashmë është shuar dhe të gjithë pacientët janë evakuuar.
Kur spitali u rrethua nga flakër brenda tij raportohet të kenë qenë 113 persona që trajtoheshin në spital nga të cilët 10 në kujdes intensiv.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, por Ministri i Shëndetësisë Attila Cseke ka deklaruar se çështja është ende e hapur.
Ndërkohë Presidenti Klaus Iohannis tha në një deklaratë të Premten se shteti rumun "ka dështuar në misionin e tij themelor për të mbrojtur qytetarët e tij".



