Kalërimi po bëhet pjesë e ofertës turistike të Gjirokastrës, duke u ofruar vizitorëve mundësinë të eksplorojnë natyrën dhe peizazhet malore të zonës.
Guidat turistike e vlerësojnë këtë aktivitet si një eksperiencë që pasuron itineraret dhe e bën më tërheqës qëndrimin në qytetin e gurtë.



